Vazhdimi i projektit të USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit

Sot proekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit (CwVIP) shënoi vazhdimin e projektit për 36 muajt e ardhshëm. Projekti për fëmijët me pengesa në të pamurit, i financuar nga USAID dhe Fondacioni Ndërkombëtar i klubeve Lions dhe i implementuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, punon për të rritur cilësinë dhe qasjen e shërbimeve arsimore për fëmijët me pengesa në të pamurit me një fokus të veçantë në shkrim-lexim, duke botuar tekste shkollore në Braille në gjuhët lokale dhe në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve okulare, duke zbatuar ekzaminimin e syve për fëmijët e moshës parashkollore.

Me këtë rast, CwVIP shënoi edhe hapjen e qendrës së parë mbështetëse për personat me pengesa në të pamurit në Maqedoni. Qendra mbështetëse do të mbështet personat me pengesa në të pamurit dhe familjet e tyre me një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe punëtorive me tema të ndryshme duke filluar prej kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes psiko-sociale. Këto punëtori kanë për qëllim të avansojnë aftësitë komunikuese dhe të rrisin shkallën e punësimit në mesin e personave me pengesa në të pamurit.

Qendra mbështetëse do të shërbejë si ofruesi kryesor i shërbimeve sociale në bashkëpunim me Lidhjen e personave të verbër të Maqedonisë. Shërbimet e ofruara nga kjo Qendër do t’japin mundësinë personave me pengesa në të pamurit që jo vetëm të vetëdijësohen për të drejtat e tyre, por edhe t’i përfaqësojnë ato me qëllim të përfshirjes më të mirë në shoqëri.

Gjithashtu, një qëllim ploësues i projektit është që të promovohet përfshierja e personave me pengesa në të pamurit duke i motivuar të jenë avokatë aktiv për të drejtat e tyre, si dhe duke i inkurajuar komunitetet e tyre dhe të grupeve tjera të margjinalizuara për përfshirje sociale të personave me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, shpresojmë se personat me pengesa në pamurit do të kenë një jetë më të angazhuar personale dhe profesionale.

Z. Edward Gonzalez – nga misioni i USAID Maqedoni, z. Slobodan Vukiçeviç – Guvernator i Lions klubeve të Maqedonisë Distrikt 132, znj. Nikolina Trajkovska  – nga Shoqata e personave të verbër të Maqedonisë, znj. Suzana T.Paunovska – Sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe z. Shpëtim Latifi, drejtor i Projektit patën fjalë rasti.

Gjithashtu u mbajt dhe një tryezë e rrumbullakët, ku persona të suksesshëm në karrierë dhe me pengesa në të pamurit të cilët me sukses i kanë tejkaluar vështirësitë folën mbi përvojat e tyre.

CwVIP ka filluar në tetor të vitit 2014 ndërsa Qendra për mbështetje të personave me pengesa në të pamurit është një element i ri i projektit që menaxhohet nga Kryqit i Kuq i qytetit të Shkupit.

Alsat-m.tv MRT2 Telegrafi.com tv21.tv TV Nova  Zhurnal mia.mkpodgorci.infotelegrafi.com24vesti.mkzhurnal.mklajmpress.comtvkoha.tvflaka.infositel.com.mkkanal5.com.mktelegraf.mktvnova.mkrsm.mkmia.mk/sqkurir.mktetovasot.comvistina.mkidividi.com.mk/shqipdenesen.mkmms.mkmreza.mkidividi.com.mkzhurnal.mkbotasot.infoalmakos.com