Qëndrueshmëria e projektit CwVI sigurohet nga promovimi i koalicionit të 18 institucioneve dhe partnerëve publik dhe privatë, 25 shkurt

Sot, projekti i USAID-it dhe LCIF për fëmijë me pengesa në të pamurit zhvilloi debat publik dhe event promovues në Klubin e deputetëve. Qëllimi i eventit ishte promovimi i rezultateve të projektit deri më sot, si dhe promovimi i koalicionit të gjerë të partnerëve që projekti ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar, dhe që do të vazhdojnë të mbështesin dhe të sponsorizojnë aktivitetet në periudhë afatgjate.

“Ishte nder i madh që qeveria e SHBA-së të luante një pjesë të vogël në përpjekjet e mbi 18 organizatave në Maqedoninë e Veriut për të ofruar shërbime për inkluzionin e personave me pengesa në të pamurit. Gama e organizatave që kontribuojnë në këtë përpjekje është e jashtëzakonshme. Ju përgëzoj të gjithëve për rezultatet e jashtëzakonshme deri më sot dhe për angazhimin tuaj për të vazhduar të punoni së bashku edhe më tutje.” – tha ambasadori i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij z. Jess Baily.

Drejtori i projektit Dr. Shpëtim Latifi iu drejtua audiencës me mirënjohje për partneritetin e demonstruar dhe përpjekjet e përbashkëta dhe pastaj paraqiti rezultatet 5 vjeçare nga zbatimi i projektit nga viti 2014.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi tha se është kënaqësi e madhe të shohë rezultatet e jashtëzakonshme të projektit. Ai është fans dhe përkrahës i madh i projektit dhe premtoi se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të vazhduar të mbështesë aktivitetet e projektit pas përfundimit zyrtar të mbështetjes nga USAID-i dhe LCIF.

Ministri i Shëndetësisë z. Venko Filipçe faleminderoi ekipin e projektit dhe z. Shpëtim Latifi si drejtor për përpjekjet e tij për të ofruar shërbime më të mira shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve të syve te fëmijët e moshave 3-6 vjeç, dhe gjithashtu premtoi se ligji për mbrojtjen e shëndetit do të ndryshohet, ku skriningu i syve te fëmijët e moshës 3-6 vjeç do të bëhet i detyrueshëm. Gjithashtu, Ministria do të mbështesë zbatimin e skriningjeve pas vitit 2019.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale znj. Mila Carovska u zotua për përmirësimin e mbështetjes së personave me shikim të dëmtuar, duke ofruar më shumë mbështetje teknike dhe trajnime për përfituesit e qendrës për mbështetje të të drejtave të personave me pengesa në të pamurit.

Blagica Petreska, përfituese e projektit, ndau historinë e saj personale me audiencën, atë çfarë ajo ka përfituar, njohuritë dhe aftësitë nga shumë punëtori në të cilat, ajo dhe përfituesit e tjerë, kanë marrë pjesë. Blagica ka kryer kursin për gjuhën angleze, punëtoritë e artit dhe kursin e shkrimit të alfabetit Braj.

Eventi pasoi nga një diskutim i hapur i shumë pyetjeve dhe çështjeve të inspiruara nga projekti për fëmijë me pengesa në të pamurit. Më shumë se 20 pjesëmarrës u përfshinë në diskutim dhe i tërë procesverbali do t’u shpërndahet të gjitha palëve pjesëmarrëse, me një plan të veçantë veprimi nga secila ministri.

Më poshtë mund të gjeni linqet e të gjitha mediave që mbuluan këtë ngjarje.

 

Успешна имплементација на проектот за поддршка на лицата со оштетен вид во земјата инициран од УСАИД и Лајонс Клуб

Vecer

https://a1on.mk/archives/1019673

https://press24.mk/prodolzhuva-implementacijata-na-proektot-za-poddrshka-na-licata-so-oshteten-vid-vo-zemjata-iniciran

Адеми: Продолжува проектот за поддршка на лицата со оштетен вид

https://makfax.com.mk/uncategorized/%D0%B0%D0%B4%D0%B5%D0%BC%D0%B8/

MTM

Проект за поддршка на лицата со оштетен вид инициран од УСАИД и Лајонс Клуб

 

Проект за поддршка на лицата со оштетен вид инициран од УСАИД и Лајонс Клуб

 

Проект за поддршка на лицата со оштетен вид

 

Адеми: Продолжува проектот за поддршка на лицата со оштетен вид

 

Во пет центри поддршка на лицата со оштетен вид