Punëtori mbi mënyrën e bashkëveprimit me personat me vështirësi në shikim në Tabanovcë dhe Llojan, 19 shkurt

Më 19 shkurt u mbajt trajnim edukativ për trajtimin e duhur të personave me vështirësi në shikim. Trajnimi ju kushtua ekipeve të Qendrës në Tabanovcë dhe ekipet e lëvizshme nga Likova dhe Llojani. Në këto lokacione, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit punon me emigrantët që kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut.

Trajnimi përmbajti një prezantim në lidhje me punën e Qendrës për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar, si dhe këshilla për trajtimin e duhur të këtyre personave nëpërmjet një seminari praktik dhe një videoje edukative. Punëtoria përfshiu demonstrime praktike përmes ushtrimeve të situatave të jetës reale me të cilat personat me pengesa në të pamurit përballen çdo ditë.

Ekipet treguan interes të madh gjatë aktiviteteve dhe ishin të përfshirë plotësisht në të gjitha ushtrimet, duke fituar kështu njohuritë, këshillat dhe udhëzimet e nevojshme për trajtimin e duhur të personave me vështirësi në shikim. Ky trajnim është shumë i dobishëm për ekipet për shkak të punës së tyre dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me një grup konkret – emigrantët. 22 pjesëmarrës ishin të përfshirë në trajnim dhe 4 anëtarë të ekipit nga Qendra për mbështetje të personave me pengesa në shikim.