Në kuadër të komponentës edukative të projektit, pesë qendra burimore krejtësisht funksionale janë hapur përgjat teritorit të Republikës së Maqedonisë respektivisht në Tetovë, Veles, Shtip, Manastir dhe në Shkollën Shtetërore për Rehabilitim të Fëmijëve dhe të Rinjëve me Pengesa në të Pamurit “Dimitar Vllahov” në Shkup. Çdo qendër burimore (QB) disponon me teknologji ndihmëse e cila përmirëson procesin edukativ të fëmijëve me pengesa në të pamurit.
Mjetet përmbajnë teknologji asistive (ndihmëse), materiale didaktike, zmadhues digjital, shkrues mekanik në Braj, printerë në Braj, tabela interaktive smart, teknologji tjetër ndihmëse si displeji Braj, tastiera Braj, materiale të lëndëve të ndryshëm në Braj etj.
Projekti adaptoi gjithë librat shkollor nga klasa 1 deri në 9 në gjuhë Shqipe dhe Maqedone për të parën herë në Republikën e Maqedonisë.
Edukatorët special të cilët punojnë në qendrat burimore, punojnë në kuadër të projektit dhe numri total i pjesëmarrësve të qendrave burimore është rreth 70 fëmijë me pengesa në të pamurit dhe me pengesa të kombinuara të moshave të ndryshme.
Në të ardhmen shpresojme që këto lloje të qendrave burimore të jenë bartësi kryesor i procesit inkluziv të arsimit.