Për Projektin

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit (CwVIP) është projekt 5 vjeçar që ka filluar të implementohet në tetor të vitit 2014, nga ana e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) me mbështetjen financiare të Agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fonacionit ndërkombëtar të klubeve Lions (LCIF).

Qëllimi  kryesor i CwVIP është që të rrit mundësitë e shkollimit për fëmijët me pengesa në të pamurit dhe të bëjë zbulimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve të syve. Projekti ka element edukativ, mjekësor dhe social.

 

Komponenta edukative:

  • 5 qendra burimore plotësisht të pajisura që ndodhen në pesë qytete në Republikën e Maqedonisë (Shkup, Tetovë, Veles, Shtip, Manastir) ku fëmijët me pengesa në të pamurit ndjekin shkollën shtesë. Ato janë të pajisura me ndihmës vizuelë, materiale didaktike, zmadhues digjitalë, shkrues mekanikë në Brill dhe printera Brill / lubrifikantë, panele të zgjuar, pajisje të tjera ndihmëse dhe të specializuara, siç janë ekranet dhe tastierët në Brill (Braille), ndihmësa specialë të kurseve, si matematika, arti , shkencë, etj.
  • Përshtatur dhe shtypur 120 tituj të teksteve shkollore në Brill (nga kurrikulat e arsimit fillor) libra dhe romane të tjera; poashtu edhe 20 libra (romane për fëmijë) janë përshtatur në braj.
  • 70 audio libra janë në dispozicion jo vetëm për njerëzit me pengesa ne te pamurit, por edhe për publikun e gjerë, të disponueshëm në internet dhe gjithashtu në CD.
  • Mbështetje e vazhdueshme dhe trajnim për 36 defektologë që punojnë në qendrat burimore. (Gjithashtu, trajnimet përfshijnë shtesë 100 + edukatorë të veçantë plus mësimdhënës të rregullt nga shkollat e rregullta nga gjithë Maqedonia.).
    Kuiz edukativ i dijes me më shumë se 5000 pyetje nga kurrikulat e arsimit fillor poashtu të përshtatura për fëmijët me pengesa në të pamurit. Çdo lojtar mund të luajë lojën si lojë të vetme, multiplayer, dhe i kyqur në internet. Mësimdhënësit kanë privilegjin të bëjnë kuizin e tyre dhe poashtu ta ndajnë me nxënësit e tyre.
  • Aktivitete inkluzive të sportit në çdo qendër burimore në baza mujore për grupe të përziera të fëmijëve nga shkollat e zakonshme dhe të specializuara.
    Aktivitete inkluzive jashtëshkollore në qendrat e burimore në baza javore për fëmijët me pengesa në të pamurit.

Komponenta mjekësore:

CwVIP në bashkëpunim me Shoqatën e Oftalmologëve, Klinika Universitare për sëmundje të syve në Shkup dhe spital privat “Sistina” ndjekin skriningjet.

Ekipi i projektit të oftalmologëve, përbëhet nga 20 oftalmologë të shquar, të cilët kanë kryer skriningje të syve në kopshte për fëmijë dhe disa nga shkollat fillore në klasat 1 deri 3 në Shkup, Kumanovë, Berovë, Veles, Shtip, Strumicë, Manastir, Krushevë, Ohër, Strugë, Kërçovë, Tetovë, Gostivar si dhe në zonën e largët për më shumë se 21.725 fëmijë 3-6 vjeç, ose në mesatare prej 3 skrining aktivitete në javë që nga viti 2015.

Komponenta sociale:

Projekti ka themeluar një qendër për mbështetje të personave me pengesa në të pamurit në Shkup dhe përkrahet vazhdimisht nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit. Kjo kryesisht fokusohet në aktivitete dhe sesione të ndryshme të aftësive, siç janë: Kursi i kompjuterit (ECDL), këshilla bazike dhe të avancuara në anglisht, not, këshillim të rregullt psikologjik, ecje, gatim, socializim, shkëmbime informacioni dhe këshilla për përfshirjen dhe shfrytëzimin në sistemin e kujdesit social dhe shëndetësor në Maqedoni, asistencën dhe transportin e lëvizshmërisë, zhvillimin e karrierës dhe të aftësive për gatishmërinë e punës së të verbërve dhe atyre me shikim të dobët. Sesionet e trajnimit dhe mbështetjes mbahen çdo ditë (me orar të plotë).

Për më shumë informata rreth punës së USAID në Maqedoni, ju lutemi vizitoni:

USAID Macedonia Website | USAID Macedonia Facebook
USAID Macedonia Twitter | USAID Macedonia YouTube