Qendra për mbështetje të personave me pengesa në shikim

 

Qendra për mbështetje për personat me pengesa në të pamurit i zbatuar nga nënimplementuesi i projektit – Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit. Ai siguron mbështetje, të tilla si trajnimi profesional për punësim, mobilitet, qasje në shërbime dhe avokim.

Hapur nga ora 09:00 deri 17:00 çdo ditë pune në ndërtesën e Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Aktivitetet e Qendrës për Mbështetje të personave me pengesa në të pamurit synojnë avancimin e cilësisë së jetesës duke organizuar seminare edukative, këshillime psikologjike për personat me pengesa në të pamurit dhe familjet e tyre, socializimin, mbështetjen administrative për realizimin e të drejtave të tyre, parandalimin e sëmundjeve dhe ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me pengesa në të pamurit.

1.Lloji i parë i mbështetjes që do të ofrohet në baza ditore është këshillimi i rregullt psikologjik, socializimin, shkëmbimin e informacionit dhe këshillave në lidhje me përfshirjen dhe shfrytëzimin e sistemeve sociale dhe kujdesit shëndetësor në Maqedoni për personat me shikim të dëmtuar dhe familjet e tyre.

2. Lloji i dytë i mbështetjes që do të jipet është zhvillimi i aftësive të karrierës, në mënyrë për ti aftësuar personat e verbër dhe me pengesa në të pamurit të jen në gjendje për të punuar në një mjedis profesional.

Kjo përfshin: a) zhvillimin e shkathtësive themelore, të tilla si: orientimi, gatim dhe të ngrënurit, kujdesi personal dhe ai i higjienës, funksionimin e pavarur të përditshme;
                        b) Qendra për Mbështetje do të ofrojë kurse të rregullta për zhvillimin e aftësive, të tilla janë leximi dhe shkrimi në Braille, përdorimin e kompjuterëve dhe teknologjisë, dhe gjëra të cilat nuk i kanë hasë asnjëherë më parë, të tilla si sigurija dhe ndihma e parë, poezi, gjuhën Angleze, komunikimi dhe funksionimi i operacioneve të ndryshme, të cilat do të mundësojnë që njerëzit me vështirësi shikimi të jenë shumë më konkurrues në tregun e punës.

Gjithashtu Qendrat për përkrahje do të punojnë në zhvillimin e aftësive të buta, të tilla si, shkrim i CV, letra e motivimit, aplikimi për një punë, etj. Historit suksesi të njerëzve me shikim të dëmtuar janë paraqitur të dobishëm për të rritur motivimin e tyre.

3. Si një lloj i tretë të mbështetjes që Qendra do të ofrojë është që të shërbejë si një ndërmjetës me kompanitë publike dhe private në mënyrë që të kërkojnë mundësi punësimi për përfituesit përmes vizitave të kompanisë, ngjarjet publike dhe panairet të karrierës.Përfituesit mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e përmbajtjes së aktivitetit të programit. Qëllimi është për të trajnuar dhe për të inkurajuar personat me pengesa në të pamurit të jenë në gjendje për të marrë pjesë aktive në jetën e përditshme, çështjet publike dhe të jenë të aftë për të zgjidhur problemet e tyre dhe për të përmirësuar standardet e tyre të jetesës.

PROGRAM I AKTIVITETEVE MUJORE PER MUAJIN PRILL 2019

 

 

Periudha Aktiviteti
01.04.2019

(E hënë)

Kurs fillestar në gjuhën angleze
03.04.2019

(E mërkurë)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
04.04.2019

(E enjte)

Punëtori për ndërtimin e grupit
05.04.2019

(E premte)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
07.04.2019

(E diel)

Sesion noti për persona me pengesa në të pamurit dhe vizitë rekreative në pishinën e Q.S. ‘Boris Trajkovski’
08.04.2019

(E hënë)

Kurs fillestar i gjuhës angleze
10.04.2019

(E mërkurë)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
12.04.2019

(E premte)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
14.04.2019

(E diel)

Sesion noti për persona me pengesa në të pamurit dhe vizitë rekreative në pishinën E Q.S. ‘Boris Trajkovski’
15.04.2019

(E hënë)

Kurs fillestar i gjuhës angleze

Punëtori kreative me nxënësit e shkollës ‘Dimitar Vlahov’

16.04.2019

(E martë)

Punëtori motivuese për nxënësit e shkollës për fëmijë me pengesa në shikim “Dimitar Vlahov”
17.04.2019

(E mërkurë)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze

Trajnim për ndihmën e parë e adaptuar për personat me shikim të dëmtuar

18.04.2019

(E enjte)

Punëtori për përgatitje të gjësendeve artizanale/punime dore
19.04.2019

(E premte)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
21.04.2019

(E diel)

Sesion noti për persona me pengesa në të pamurit dhe vizitë rekreative në pishinën E Q.S. ‘Boris Trajkovski’
22.04.2019

(E hënë)

Kurs fillestar i gjuhës angleze

Punëtori për qendisje

23.04.2019

(E martë)

Lojëra grupi (shah, domino dhe karta)
24.04.2019

(E mërkurë)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
26.04.2019

(E premte)

Kurs i avancuar i gjuhës angleze
28.04.2019

(E diel)

Sesion noti për persona me pengesa në të pamurit dhe vizitë rekreative në pishinën ‘Boris Trajkovski’
29.04.2019

(E hënë)

Kurs fillestar i gjuhës angleze