Orë plotësuese në qendrat burimore, 5 shkurt

Të gjitha qendrat burimore të projektit mbajtën orë shtesë për fëmijët me pengesa në të pamurit, bazuar në programin e tyre mujor dhe vjetor.
Theks javor i vëjmë qendrës burimore në Tetovë, e cila, pavarësisht kohës së ftohtë dhe me rreshje dëbore, që fëmijëve ua bënë të vështirë të lëvizin nëpër qytet, ata erdhën në klasë në qendër.
Progresi që këta përfitues kanë bërë gjatë vitit të kaluar shkollor është i jashtëzakonshëm dhe edukatorja speciale Almira Bakija është shumë krenare me nxënësit e saj.
Këtë javë ata mbajtën orë në gjuhën shqipe, ku folën për pushimin dimëror dhe recituan vjershën “Dimri”. Përveç gjuhës shqipe, kishin edhe matematikë dhe palestër.