Ekzaminim i syve në kopshtin e fëmijëve „Veseli Cvetovi – Gjurgjica“ dhe „8 Marsi – Zunicë“

Sot, më 22 dhjetor, ekipi ynë projektues së bashku me Dr. Dejan Shekerinov kanë vazhduar me procesin e ekzaminimit të syve, kësaj here në dy kopshte për fëmijë.

Në „Veseli Cvetovi – Gjurgjica“, 29 fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 vjeçare iu kontrolluan sytë dhe për 4 prej tyre u rekomanduа kontroll shtesë.

Në kopshtin e fëmijëve „8 Marsi – Zunicë“ u kontrolluan sytë e 37 fëmijëve të moshës prej 3 deri në 6 vjeçare, dhe për 6 prej tyre u dhanë udhëzime për kontroll plotësues të syve.