Ekzaminim i syve në kopshtin e fëmijëve „Little me“ – Shkup, 15 shkurt

Më 15 shkurt, 2019 ekipi i Projektit të USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit organizuan aktivitet për ekzaminim të syve në kopshtin e fëmijëve “Little me” në Shkup. Fëmijët e moshës prej 3 deri në 6 vjet të këtij kopshti u ekzaminuan dhe asnjë prej tyre nuk u udhëzua për kontrollë plotësuese, që është fenomen i rrallë.