Me 4 tetor, 2018 ekipi i qendrës për mbështetje për personat me pengesa në të pamurit, mbajti prezantim për shfrytëzuesit e qendrës për mbështetje në temën edukim dhe prevencion i tuberkulozit.
Gjatë prezentimit, i cili u mbajt në Unionin e të verbërve të qytetit të Shkupit, shfrytezuesit e qendrës për mbështetje sëbashku me pjesëmarrësit e Unionit të të verbërve të qytetit të Shkupit u informuan më shumë për këtë lloj sëmundjeje, si dhe kishin mundësinë të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje rreth të njejtës.