CwVIP prezentoi punimin shkencor në konferencën e 5-të ndërkombëtare, 13-15 Shtator

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit më herët këtë vit paraqiti një punim shkencor në konferencën ndërkombëtare të 5-të për edukim special, e titulluar “Transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe fleksibile për personat me pengesa” e cila u mbajt në Ohër nga 13 deri 15 shtator, 2018.

Koordinatori i edukatorëve të projektit, Angelka Velkoska, prezentoi punimin shkencor “Inkluzioni përmes qendrave burimore”, duke i spjeguar detajisht praktikat e implementimit të qendrave burimore për fëmijët me pengesa në të pamurit.
Poashtu, punimi përmban vizionin për transformimin e shkollës shtetërore për fëmijët me pengesa në të pamurit në qendër burimore shtetërore dhe qendrat burimore regjionale, e mbështetur plotsisht nga autoritetet e arsimit.

Punimi është shënuar në bazë të dhënave empirike dhe sukseset të fëmijëve në arsim në periudh prej më shum se 3 viteve. Pyetje dhe komentime të shumta u bën pas prezentimit, pas seancës CwVIP u vlerësua shumë nga të gjithë pjesëmarrësit.

Konferenca publikoi punimet e prezentuara në librin e konferencës.