Aktivitetet në kuadër të Qendrës për mbështetje të projektit të CwVIP, 23 nëntor

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit ka etabluar Qendrën për mbeshtetje të personave me pengesa në shikim, që implementohet nga ana e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, i cili mundëson mbështetje të vazhdueshme, siç janë trajnime profesionale për punësim, mobilitet si dhe qasje për shërbime dhe avokim.

Këtë javë aktivitete të shumta u realizuan në qendrën për mbështetje – orë noti, orë për shkrim-leximin në Braj, kurs i gjuhës Angleze, mbështetje individuale për përmirësimin e aftësive kompjuterike si dhe përmirësimin e gjuhës Angleze me vullnetarë nga Peace Corps, punëtori trajnimi për asistentë personal të personave me pengesa në të pamurit dhe evaluim të asistentëve personal dhe shfrytëzuesit e tyre për përdorimin e shërbimeve nga 6 muajët e kaluar e cila u realizua në qendrën për mbështetje këtë javë.

Nga 20 deri 22 nëntor u organizua punëtori për shkrimin e teksteve dramatike si dhe aktrim. Projekti “Babai im” përfshin inkluzionin social të personave të rinj me pengesa në të pamurit.