Skrining i syve në shkollat fillore ,,Andon Zako Çajupi” dhe ,,Kultura”, 24 dhe 25 dhjetor, 2018

Me 24 dhe 25 dhjetor 2018 stafi i projektit CwVIP organizoi aktivitet për skrining të syve në shkollën fillore ,,Anton Zako Çajupi” në fshatin Hotël dhe në shkollën fillore ,,Kultura” në fshatin Vishticë të Komunës së Lipkovës.

Gjatë këtij aktiviteti u kontrolluan 146 nxënës nga klasa 1 deri 3, ndërsa 52 prej tyre u udhëzuan për ekzaminim të mëtutjeshëm të syve.